Analiza vjetore e punës së ZVAP Mallakastër.
02/02/2023Analiza vjetore e punës e ZVAP Fier.
03/02/2023Sot, më datë 03.02.2022 Institucioni I Prefektit të Qarkut Fier me përfaqësues Sekretarin e përgjithshëm Z. Arben Velo dhe Përgjegjësen e Sektorit të Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara Blerta Gjoka dhe përfaqësues të DAR Fier, morën pjesë në analizën vjetore të organizuar nga ZVAP Roskovec. Pjesëmarrës ishin drejtues të shkollave publike dhe jopublike në Bashkinë Roskovec.
Takimi nxori në pah arritjet e këtij institucioni lidhur me zhvillimin e veprimtarisë bazuar në gjithë kurrikulat e përcaktuara dhe në programe të tilla si Art, Zeje dhe Sport, nga MAS. Rezultatet në provimet VANAF, PKAB treguan sukses në punën e bërë gjatë vitit 2022.
U kërkua rritja e bashkëpunimit me pushtetin lokal për rikonstruktimin e atyre godinave shkollore që nuk janë në nivele optimale, evitimi I problematikave në rekrutimin e stafit mësimor dhe plotësimin e vendeve vakante veçanërisht me punonjës sociale. U vendos theksi tek rritja e sigurisë në shkolla dhe mbulimin e tyre me oficerë të sigurisë.