ANALIZA VJETORE 2022, E INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TE QARKUT FIER
26/01/2023PËR SHITJEN E SENDIT TE PALUAJTSHËM NË ANKAND TË PARË
30/01/2023Ka nisur tashmë turi i konsultimit publik për vendimmarrjen e shpalljes së Vjosës Lum i Egër si Park Kombëtar.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Fier ka qenë i pranishëm në të dyja ndalesat e këtij turi dëgjesash në Vlorë dhe Tepelenë.
Vjosa e gëzon statusin “Lum i Egër” dhe si i vetmi i tillë më i madhi në Evropë, për vetë karakteristikat e tij, mozaikun e habitateve dhe larminë e peizazhit , por me këtë vendimmarrje ai vishet me imunitet në gjithë trupin e tij nga kufiri me Greqinë e deri në grykëderdhjen e tij në Adriatik.
Një vendimmarrje kjo e guximshme, për t’u abstraguar nga interesat ekonomike të momentit që lidhen me zhvillimet intensive mbi trupin e Vjosës, në emër dhe për llogari të interesave afatgjatë të brezave të ardhshëm që adresohen nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm.