Urim për vitin e Ri 2023, i Prefektit të Qarkut Fier Z. Lefter Shehaj.
31/12/2022Hapet Qendra Multifunksionale Profesionale. “SHËN JOZEFI. ZEJTAR”
11/01/2023Një vizitë në parkun e bletëve të familjes Mehmetaj në Cakran, për tu kthyer ngarkuar me propolisin shumëngjyrësh të disa ndjesive .
Një mikpritje e ëmbël mjaltë, në hyrje të parkut, nga djaloshi 29 -vjeçar Gert Mehmetaj .
I ri në moshë e në dukje, por i vjetër në profesion .
Gerti ndërsa të tregon për moshën 29 vjeçare, detajon se ka 20 vjet si bletërritës .
Përveçse si aktivitet ekonomik fitimprurës, Gerti e shikon mbarështimin e bletëve edhe si një premtim për të ruajtur trashëgiminë e të atit, Jetnorit, i cili bëri që mbiemri Mehmetaj të kthehej në sinonimin e bletarit .
Djaloshi bletar sqaron, se njohuritë profesionale të trashëguara e të fituara i mundësojnë prezencën në treg me disa produkte si mjalti , uthulla e mjaltit dhe qumështi i bletës, që konsiderohet si lëngu çudibërës .
“Çdo koshere blete; -thotë djaloshi;- është një fabrikë ilaçesh bimore.”
Gerti të bën përshtypje për optimizmin me të cilin e shikon të ardhmen e sektorit të bletarisë dhe të bujqësisë në përgjithësi , duke shërbyer si shembull i suksesit për të rinjtë .
“Sektori i bujqësisë; -thotë ai;- nuk është sektori i përfitimit të shpejtë, por i pasurimit dinjitoz .”