GËZUAR DITËLINDJEN E 110-të POLICIA E VENDIT TIM !
13/01/2023PERKUJTOHET 103 VJETORI IKONGRESIT TE LUSHNJES.
21/01/2023SKËNDERBEU – HEROI YNË KOMBËTAR DHE PARAZMORIA E QYTETËRIMIT EUROPIAN
555-Vjet nga dita e përjetësimit të Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe ende mbetët dritë për t’u hedhur mbi përmasat e tij jo vetëm në memorien tonë por edhe në memorien evropiane .
Më poshtë, sillen disa nga thëniet e Skënderbeut dhe thëniet për Skënderbeun .
Kur bëhet bashkë e mira me të mirën, veç mirësi ka. Kështu ka ndodhur sa herë që kam pasur të bëj me njerëz të mirë.
(Përgjigja e Skënderbeut dhënë ambasadorit të tij Gjergj Pelinit, 8 korrik 1457).
Ne kemi kërkuar të ruajmë besën, në mbrojtje të së cilës kemi kaluar rreziqe sa nuk mund të numërohen, dhe sa herë e kam përballuar vdekjen me dashje.
(Përgjigja e Skënderbeut drejtuar Princit të Tarantes Johannes Antonius de Ursinis,
31 tetor 1460.)
Çfarëdo që të ndodhë, unë do jem mik i virtytit, dhe jo i fatit.
(Përgjigja e Skënderbeut drejtuar Princit të Tarantes Johannes Antonius de Ursinis,
31 tetor 1460.)
Për Skënderbeun kanë thënë :
Sulltan Mehmeti II
“Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë!”
Voltaire, (Volter) François-Marie Arouet, shkrimtar francez
“Sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453”.
Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kebekut
“Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse!”