PERKUJTOHET 103 VJETORI IKONGRESIT TE LUSHNJES.
21/01/2023ANALIZA VJETORE 2022, E INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TE QARKUT FIER
26/01/2023“
Ju faleminderit DRAP Fier dhe ZVAP-ve të këtij qarku për gatishmërinë për të mirëpritur dhe bashkëpunuar me Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier për ti dhënë jetë një projekti me titull ” Universi jam unë ” .
Projekti synon të angazhoj të rinjtë , nxënës të shkollave të mesme, të përfshihen në përgatitjen videomesazheve me të cilët ata duan t’i drejtohen shoqërisë, me qëllimin e modifikimit të qëndrimit ndaj disa temave sociale me sensibilitet të fortë .
Mesazhi synon të vërë në shënjestër modele sjellje që cënojnë paqen sociale , paqen me natyrën, paqen me të ardhmen, por edhe të promovojë modele të suksesit në përpjekjet e tyre për të tejkaluar barrierat dhe kufizimet e një shoqërie pasive ndaj fenomeneve që gërryejnë kohezionin social.
JU PRESIM NË DATËN 21.04.2023 PËR TË PARË ME SY, DËGJUAR ME VESH E NDIER ME ZEMËR FUQINË E MESAZHIT TË ATYRE QË DO TË JENË E ARDHMJA JONË E AFËRT .