NJË FJALË MIDIS NDJESËS DHE KËSHILLËS
11/11/2022Vizitë e Prefektit të Qarkut Fier në ferma bujqësore të prodhimit të perimeve në sera , në fshatin Zharrëz të bashkisë Patos .
14/11/2022Historia e 79 viteve më parë vjen të na dëshmoj me të vërtetat e saj për një ngjarje të luftës së dytë botërore që qëndron midis majës së lavdisë të atyre që ofruan jetën në çmim të lirisë dhe honit të turpit të atyre që interesat e atdheut i vunë përfund interesave të tyre personale pasurore .
13 Nëntor 1943, në Bunacë të Shënpjetrës kolaboracionistët, të mbështetur nga gjermanët pushkatuan anëtarët e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të fshatit Shënpjetër.
Ata në befasi arrestuan këshilltarët e fshatit, kryetarin Todi Mici, sekretarin Xoxi Rrapi, anëtarët Naun Kërri, Kiço Mici, Miti Papa si dhe korrierin e vogël partizan Lili Stavre me duar të lidhura me të shtyrë e tërhequr zvarrë i çuan në kënetën e Bunacës ku dhe i pushkatuan.
Që prej 8 dekadash Këshilltarët e Shënpjetrës e kanë shënuar emrin në librin e artë historisë dhe e kanë zënë vendin në piedestalin e lirisë .