Takim i Organit Këshillues të Prefektit të Qarkut Fier.
13/07/20225 Shtatori, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës
05/09/2022SIGURIA E DIGAVE ishte kryefjala e takimit të organizuar sot në Institucionin e Prefektit Fier, me praninë e Kryetarit të Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha z. Arjan Jovani dhe përfaqësuesve nga bashkitë e qarkut Fier dhe Drejtoria Rajonale e Bordit të Ujitjes dhe Kullimit Fier .
Gjatë fjalës së tij, Prefekti i Qarkut Fier Z. Lefter Shehaj, theksoi rëndësinë e momentit të angazhimit me këtë tematikë.
Duhet që sot, në ditët me diell, të adresojmë rriskun që diktohet nga reshjet me intensitet të lartë të stinës së dimrit apo pranverës.
Në vlerësimin e Institucionit të Prefektit, Infrastruktura e digave dhe e rezervuarëve ujëmbledhës meriton të trajtohet nga dy këndvështrime :
Në aspektin e kontrollit të sigurisë së digave, duke nënkuptuar vlerësimin dhe adresimin e riskut të mundshëm që mund të çoj në emergjencë civile .
Në aspektin ekonomik që lidhet me shfrytëzimin e tyre në bujqësi për vaditje, ose në disa raste edhe për peshkim.
Kryetari i KKDM në fjalën e tij kërkoi angazhimin e bashkive dhe Drejtorisë Rajonale të Bordit të kullimit dhe Ujitjes, si shfrytëzues të digave për të adresuar me fokus këto çështje si më kryesore.
Hartimi i rregullores së shfrytëzimit dhe monitorimit te digave .
Hartimini Planit të gatishmërisë në rastet e emergjencave civile .
Vlerësimi i aseteve të digave te rezervuarëve dhe strukturave hidraulike .
Njohja e volumeve faktike të ujit dhe problematikës së sendimenteve në rezervuar .
Paisja me Pasaporta/ dosjet teknike të digave
Monitorimi bashkëkohor i digave përmes instalimit të instrumenteve moderne të monitorimit në kohë reale dhe online .
Pjesëmarrësit në takim, me statusin e shfrytëzuesit të digave vlerësuan momentin dhe tonalitetin e me të cilën u trajtua tematika, dhe treguan gatishmëri të shprehur qartësisht për t’u angazhuar në ato drejtime, të sjella në vëmendje nga KKDM nëpërmjet kryetarit të këtij komiteti .