Takim me Bashkitë e Qarkut Fier, për mbajtjen nën kontroll dhe minimizimin e Risqeve nga Fatkeqësitë.
06/07/2022Së bashku në shtëpinë e Zotit .
09/07/2022Duke ju nënshtruar diktatit të kokëfortësisë së statistikave të MSH, që dëshmojnë për një valë të re infeksioni nga nën variantet e Omicron, për të reflektuar lidhur me situatën aktuale në qark dhe tendencat për rritje të numrit të infektuarve, si dhe për të evituar rastet e padëshiruara të fataliteteve, sot në datë 08.07.2022 Prefekti i Qarkut Z. Lefter Shehaj zhvilloi një takim me strukturat e NJVKSH-ve .
Në takim z. Shehaj kërkoi një angazhim të ri edhe më të fortë nga ana e NJVKSH-ve për :
Sensibilizimin e opinionit për rritjen e kujdesit në ambientet publike dhe të mbyllura për të minimizuar përhapjen e virusit.
Sensibilizimin për vaksinimin si mjeti që rrit mbrojtjen dhe minimizon klinikat e rënda e të zgjatura si dhe fatalitetet .
Sensibilizimin me fokus punëdhënësit sidomos ata me shumë punëmarrës për të nxitur vaksinimin .
Nëse një punëmarrës i pa vaksinuar infektohet ai do të jetë një kontingjent përfitues i paaftësisë së përkohshme , për 15 ditë , kostot e të cilit paguhen nga punëdhënësi .
Stafet shëndetësore, duke nisur nga niveli më i ulët deri tek ai më i lartë, duhet të jenë apologjetët më të mirë të fushatës vaksinuese .
Fakti që stafet shëndetësore kanë qenë dhe janë kategoria më e vaksinuar e popullsisë nga gripi, qoftë dhe nga ai i quajtur si gripi i zakonshëm është shembulli më i qartë i rëndësisë së vaksinimit në këmbim të një imuniteti më të lartë .