Legjislacioni i përafruar për të shkurtuar distancën Shqipëri-BE
Në institucionin e Prefektit të Qarkut Fier u zhvillua sot më
dt.30.06.2022 mbledhja e Këshillit të Basenit Ujor Seman, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Z. Lefter Shehaj në cilësinë e kryetarit të këtij këshilli .
Një nisje ndryshe e rendit të ditës së Këshillit të Basenit Ujor Seman.
Sot rendi i ditës nisi me një seancë konsultimi lidhur me “Projektligjin për burimet ujore” dhe “Projektligjin për strategjinë detare në Republikën e Shqipërisë” organizuar nga stafi i AMBU.
Projektligjet e mësipërme të hedhura për konsultim publik janë hartuar si pjesë e paketës ligjore në kuadër të përafrimit të plotë të legjislacionit shqiptar në fushën e menaxhimit të burimeve ujore me acquis të Bashkimit Evropian në këtë fushë.
Disa nga risitë e këtyre projektligjeve janë:
Administrimi dhe menaxhimi i burimeve ujore që siguron:
-Përdorimin afatgjatë të burimeve ujore duke adresuar drejt edhe interesat e gjeneratave pasardhëse.
– Cilësinë e ujerave
– Ruajtjen, zhvillimin dhe shfrytëzimin sa më racional të burimeve ujore, të domosdoshme për jetën dhe për zhvillimin social ekonomik të vendit.
Rendi i ditës vijoi me shqyrtimin e raportit të ecurisë së veprimtarisë së Zyrës së Administrimit të Burimeve Ujore Seman-Shkumbin, lidhur me aktivitetin e saj sa i përket basenit ujor Seman për periudhën Maj – Qershor 2022.
Në përfundim të shqyrtimit të aplikimeve, bazuar dhe në relacionet shoqëruese lëshuar nga AMBU, nga ana e këshillit të basenit u vendos miratimi në unanimitet i gjithë aplikimeve të paraqitura nga ana e kërkuesëve.