Shërbime të përforcuara në përgjigje të aktiviteteve të shtuara .
17/06/2022Shendeti në emergjencë . Trajnim i Kryqit të Kuq, Dega Fier.
23/06/2022Mbërriti sot në rajonin e K arkivit në Ukrainë ndihma humanitare me 20 ton perime, e dërguar nga qarku i Fierit.
Ishte pikërisht Memorandumi mbi Mirëkuptimin, Miqësinë dhe Bashkëpunimin, nënshkruar mes Prefektit të Qarkut Fier dhe Kryetares së Këshillit Rajonal të Kharkivit znj.Tatiana Egorova-Lutsenko, në 12 Maj 2022 që çeli siparin e një marrëdhënie të veçantë mes dy rajoneve tona.
Një falënderim shumë i madh shkon për grumbulluesit e perimeve dhe subjektet e tjera që kontribuan për të mbuluar kostot e transportit si dhe për Dhomën e Tregtisë Fier për bashkëpunimin, për të mundësuar realizimin me sukses të kësaj ndihme humanitare .
Kjo ndihmë shkon si mesazh mbështetje, nga kombi i Nënë Terezës për popullin e Ukrainës, në emër e shërbim të kauzave të lirisë e paqes .
“Kohët e vështira janë edhe më të bekuarat, sepse tregojnë cilët janë miqtë e vërtetë “.