Shendeti në emergjencë . Trajnim i Kryqit të Kuq, Dega Fier.
23/06/2022Zjarrfikësit mund ta MINIMIZOJNE por qytetarë mund ta ZEROJNE rrezikun dhe evitojnë dëmet nga zjarri.
26/06/2022Në Institucionin e Prefektit në datë 23.06.2022 u organizua takimi i radhës i Tryezës Teknike të Komitetit Rajonal Antitrafik të Qarkut Fier, nën drejtimin e Kryetarit të këtij Komiteti Z. Lefter Shehaj dhe Kryetarit të Tryezës Teknike Z. Arben Velo.
Fjalën e hapjes e mbajti Z. Arben Velo , i cili pasi bëri një përshkrim të shkurtër në lidhje me punën e bërë nga Tryeza Teknike, ia kaloi fjalën Prefektit të Qarkut Z. Lefter Shehaj.
Si kryetar i Komitetit Rajonal Antitrafik Z. Shehaj shprehu konsideratat për punën e vlerësueshme të gjithë anëtarëve të tryezës teknike dhe për rezultatet e shënuara në drejtim të minimizimit të ndjeshëm të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore .
Në vazhdim , në fjalën e tij drejtuar anëtarëve të tryezës teknike, Z. Shehaj veç të tjerash u shpreh:
Puna jonë në radhë të parë duhet të fokusohet tek parandalimi i fenomenit të trafikimit .
Suksesi i punës në këtë fazë lidhet me aftësinë për të identifikuar trajtat e Trafikimit të qenieve njerëzore si formë e shfaqjes së skllavërisë moderne .
Ushtruesit e kësaj skllavërie i kamuflojnë format e ushtrimit për të shmangur identifikimin, ndjekjen dhe ndëshkimin .
Sensibilizimi i gjerë publik për pasojat e fenomenit, për familjen dhe gjithë shoqërinë, duhet të jetë një nga drejtimet e punës parandaluese të çdo strukture anëtare të KRAT.
Identifikimi i problemeve duhet të orientohen drejtpërdrejtë për të gjetur format e duhura dhe konkrete për parandalimin e këtij fenomeni dhe shpëtimin e çdo viktime potenciale të trafikimit.
Thënia e Nobelistes së Paqes, Nënë Terezës
” Kush shpëton një jetë, shpëton një botë të tërë “ duhet të bëhet motoja e punës së këtij Komiteti (KRAT) për të shpëtuar çdo viktimë potenciale nga kthetrat ushtruesve të skllavërisë moderne të trafikimit të qenieve njerëzore, për qëllime prostituimi, kriminaliteti, pune të detyruar, martese apo heqje organesh .
Pjesëmarrja në këtë takim ishte shumë e lartë si rezultat i seriozitetit dhe vlerësimit të lartë nga institucionet pjesë përbërëse e kësaj Tryeze. Kishte edhe institucione që ishin përfaqësuar me dy pjesëmarrës.
Takimi vazhdoi me raportime dhe diskutime nga ana e pjesëmarrësve anëtarë të Tryezës Teknike, në lidhje me problematikat e hasura gjatë këtij 6 mujori, në zbatim të masave te Planit Kombetar te Veprimit Antitrafikim 2021-2023.