Një marrëveshje e vullnetit të mirë, ideuar me mendje, nënshkruar me zemër.
12/05/2022Në mes të detit me sera, një festë po kthehet në traditë .
28/05/2022Diversifikimi i aktivitetit të forcave ushtarake, duke manifestuar edhe dimensione sociale, përveç rolit klasik të mbrojtjes së integritetit territorial, është bërë sot model i ri për shumë ushtri.
Orientuar nga ky dimension i ri, që nga data 19.05.2022 një pjesë e efektivëve të FA dhe e mjeteve të tyre logjistike është përfshirë në një aktivitet pastrimi me intensitet të shtuar me fokus në zonat përgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit, kryesisht brezit ranor .
Në kuadër të aksionit kombëtar “Për një Shqipëri të pastër”, 50 efektivë, 2 mjete të mëdha transporti dhe një fadrom, janë duke punuar përgjatë vijës bregdetare të Qarkut Fier.
Ditën e sotme, por dhe ditën e nesërme ato do të pastrojnë brezin ranor në bregdetin e Semanit.
Në ditët vijuese do të fokusohen në pastrimin e vijës bregdetare në plazhet e Darëzezës, Pishporos, Divjakës etj.
Prefekt i Qarkut Fier, falënderoi për punën e kryer, efektivët e FA, të angazhuar deri më sot për pastrimin e brezit ranor në plazhet e Darëzezës dhe Semanit.
Po ashtu ju drejtua efektivëve të FA me fjalë inkurajuese dhe mirënjohëse për fuqinë e angazhimit, nivelin e gatishmërisë dhe përkushtimin e treguar prej tyre në përmbushjen e këtij misioni civil .
Prefekti kërkoi që në frymën e bashkëpunimit të vijojnë angazhimin për të dhënë kështu kontributin e tyre në plotësimin e objektivit të vendosur nga kryeministri “Për një Shqipëri të pastër”, mision ky po aq patriotik sa edhe ai i mbrojtjes së integritetit territorial .