Ushtria e dimensioneve sociale, kontribut për ” Shqipëri të pastër “.
23/05/2022“Bashki të Forta”, projekti që nxit qeverisjen e mirë përmes inkurajimit të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve .
04/06/2022“Festa e Serave të Gjelbërta”, mblodhi së bashku, në fshatin Suk të bashkisë së Roskovecit, fermerë dhe grumbullues të produkteve bujqësore të zonës.
Ka vetëm tre vjet nga hedhja e idesë dhe realizimi për herë të parë i kësaj feste lokale, për tu kthyer tashmë në një traditë.
Synimi i këtij aktiviteti është promovimi i produkteve të serave të zonës duke qenë se bujqësia dhe kryesisht perimet e serave mbeten një ndër degët e rëndësishme të zhvillimit ekonomik.
Në sytë e fermerëve dhe grumbulluesëve të perimeve lexohej suksesi i mbjelljes së parë të perimeve për këtë vit
Fermerët të tregonin jo vetëm për sasitë e larta të prodhuara por edhe për çmimet shumë të mira të shitjes .
Grumbulluesit po ashtu tregonin me kënaqësi suksesin e arritur në eksportet e perimeve duke e shtrirë klientelën nga vendet fqinje drejt tregjeve evropiane, me kërkesa të larta për standarde .
Falënderues shpreheshin grumbulluesit dhe fermerët po ashtu për mbështetjen e AZHBR-s për ngritjen apo shtimin e sipërfaqeve me sera si dhe për ngritjen e pikave të grumbullimit dhe të sipërfaqeve frigoriferike brenda tyre .
Të shpërblyer për punën dhe angazhimin e tyre, me rezultatet e mbjelljes së parë, fermerët uronin për të njëjtin sukses edhe në mbjelljet e dyta .
Pas një vizite në tavolinat e panairit të gjelbër me perimet e serave, festa vijoi me një koncert të përgatitur nga nxënësit me këngë e valle myzeqare duke sjellë aromën dhe atmosferën e gëzimit tek pjesëmarrësit.
Ata kishin arsye të fortë të gëzonin e të festonin sepse kishin patur një sezon shumë të mbarë.
N/Kryetari i bashkisë së Roskovecit, z. Maksim Goga ndau me pjesëmarrësit në festë edhe një lajm të mirë, sipas të cilit kjo bashki kishte hartuar projektin e kompostimit të mbetjeve bimore për ti kthyer në plehra organike të cilat do tu ofrohen fermerëve të zonës.
Po kështu ai u shpreh se bashkia do të vazhdojë të ndjekë gjithmonë politika të cilat do të jenë në mbështetje të fermerëve për të zhvilluar fermat e tyre, si dhe do të vazhdojë të punojë që t’i shndërrojnë fshatrat e bashkisë Roskovec jo vetëm si prodhues të konsiderueshëm të produkteve bujqësore e blegtorale por edhe në destinacione të vërteta turistike.
Në emër të Institucionit të Prefektit të Qarkut foli Prefekti i Qarkut Fier Z. Lefter Shehaj , i cili në fjalën e tij ju shprehu mirënjohjen fermerëve dhe grumbulluesëve për punën dhe përkushtimin e tyre të përkthyer në sukses, në rendiment të lartë , cilësi shumë të mirë , fuqi eksportuese , pozita në tregje globale, të ardhura të dyfishuara, mirëqenie ekonomik.
Po kështu theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm bujqësor duhet të kthehet në prioritetet për të garantuar ekonomi të fortë edhe në të ardhmen.