Urdhri i KRAT
20/04/2022Dëshmorët janë çmimi i lirisë së një kombi.
05/05/2022
Më shumë përkushtim në përgjigje të besimit më të madh .
Rinovimi i kontratës së besimit me qytetarët më 25 Prill 2021 është kuptuar nga qeverisja si angazhim më i madh në përmbushje të pritjeve të qytetarëve për më shumë shërbime publike, me shumë infrastrukturë e më shumë mbështetje për zhvillim afatgjatë.
Edhe krahina e Mallakastrës është dëshmitare e këtij projekti për ndryshim domethënës.
-Pas një investimi të konsiderueshëm për rikualifikimin urban të qendrës së qytetit të Ballshit dhe ndërtimin e një parku rekreativ me në qendër liqenin, dy investime të tjera të konsiderueshme janë duke u jetësuar, investime qe lidhen me furnizimin me uji të pijshëm dhe me rimëkëmbjen e infrastrukturës rrugore në këtë zonë.
Rikonstruksioni total i rrjetit të brendshëm të ujësjellësit të qytetit Ballsh, periferisë së tij, fshatit Lavdan, si dhe infrastrukturës rrugore të lagjeve të qytetit.
-Investimin e ri në Ujësjellësin Rajonal të Mallakastrës, nga burimi i ujit të pijshëm në Poçem deri në Qafë- Kash, duke u shkëputur përfundimisht nga kompania private ARMO sha.
-Investimet në ujësjellës (vetëm për dy objektet në fjalë), në vlerën e rreth 10 milion USA financuar 100% nga qeveria, janë investimi më i madh i kryer në Mallakastër pas viteve ‘90, sa i përket vlerës së investimit dhe rëndësisë që ka ky shërbim jetësor për publikun dhe aktivitetin ekonomik.
-Investim i konsiderueshëm është edhe ai që po kryhet për rikonstruksionin e rrugës Bejar-Diga e rezervuarit Kutë, i realizuar nga të ardhurat e buxhetit të Bashkisë Mallakastër.Ky investim së bashku me fazat e tjera në vazhdim do jua lehtësoj jetën dhe aktivitetin e mbi 2600 banorëve të fshatrave të kësaj zone duke ju mundësuar atyre aksesimin më të shpejtë të qendrave urbane.