Më shumë përkushtim në përgjigje të besimit më të madh .
30/04/2022Një marrëveshje e vullnetit të mirë, ideuar me mendje, nënshkruar me zemër.
12/05/2022Sot ne 5 Maj 2022, në ditën e Dëshmorëve të Kombit, në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit, Prefekti i Qarkut Fier, mori pjesë në homazhet që u kryen në varrezat e dëshmorëve në Bashkinë Fier dhe Patos. Në emër të Institucionit, Prefekti Lefter Shehaj dhe Sekretari i Përgjithshëm Arben Velo vendosën kurorë me lule. .
Nderimi për ata që dhanë jetën për pavarsinë e Shqipërisë,dëshmorëve partizanë që derdhën gjakun për çlirimin e vendit, dëshmorëve që ranë heroikisht në çlirimin e pavarsinë e Kosovës martire,uniformave blu që ranë në krye të detyrës për të mbrojtur rendin dhe sigurinë, jetët e ndërprera në mes në misionet paqeruajtëse të djemve dhe vajzave shqiptare,është obligim, respekt dhe mirënjohje e përjetshme.
Ideali i tyre le të jetë frymëzim i përhershëm dhe i pashtershëm për gjithë brezat, për të punuar dhe kontribuar çdo orë dhe ditë për Shqipërinë.
Lavdi përjetë dëshmorëve të Kombit!