Takim i KRAT dhe Tryezes Teknike Qarku Fier, 28 Mars 2022.
28/03/2022Përvjetorët – momente të takimit me historinë .
18/04/2022Ditën e sotme dt.15.04.2022 , Prefekti i Qarkut Fier, Lefter Shehaj në kuadër të marrjes së masave paraprake për përballimin dhe menaxhimin e situatave të mundshme emergjente përgjatë sezonit pranverë-verë 2022, organizoj një takim me fokus rritjen e gatishmërisë dhe të bashkëpunimit midis strukturave të Emergjencave Civile, MZSH-ve, Shërbimit Pyjor, Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe D.V të Policisë Fier.
Në takim, nëpërmjet një prezantimi të bërë nga Përgjegjësi i Sektorit të Emergjencave Civile në Institucionin e Prefektit z. Kreshnik Ymeraj u bë një analizë e veprimtarisë së strukturave të Shërbimit Zjarrfikës për vitin e kaluar (2021), në rang qarku, për të nxjerr në pah arritjet dhe konstatuar problematikat e hasura me qëllim përmirësimin e tyre përpara fillimit të sezonit të verës.
Prefekti, në fjalën e Tij, krahas vlerësimit për punën e bërë nga strukturat përgjegjëse përgjatë vitit të kaluar e deri më tani, kërkoj nga të pranishmit realizimin e disa detyrave paraprake si poshtë:
– Të përditësohen skemat e informimit për mënyrën e komunikimit midis strukturave.
– Të hartohen dhe miratohen ” Planet e masave” për sezonin veror.
– Të kontrollohet gatishmëria teknike e mjeteve zjarrfikëse dhe pajisjeve që kanë në dispozicion strukturat e MZSH.
– Të bëhet evidentimi i i blegtorëve dhe zonave që përdoren prej tyre si kullota, me qëllim rritjen e kujdesit nga ana e tyre për parandalimin e zjarreve.
– Të intensifikohet puna e strukturave të Policisë së Shetit për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve.
– Të merren masat për hapjen dhe pastrimin e brezave ndarës në ekonomit pyjore… etj.
t