Takim me Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit Fier.
27/02/2022BASHKEPUNIM, KOORDINIM, ZGJIDHJE. Takim me Drejtuesit e shkollave jopublike Fier.
11/03/2022Ditën e Mërkurë datë, datë 02.03.2020 u zhvillua takimi sensibilizues te institucionit te Prefektit te Qarkut Fier me Kryqin e Kuq Shqiptar dega Fier ne mbështetje te Kryqit te Kuq Ukrainas
“ME UKRAINËN, PËR UKRAINËN”
Prefekti ne fjalën e tij drejtuar pjesëmarrësve ne takim ” vlerësoi luftën heroike te popullit ukrainas ne mbrojtje te lirisë , demokracisë dhe vlerave te perëndimit dhe kërkoj te inkurajoj ndjenjën e solidaritetit njerëzor me popullin ukrainas , viktimë e kësaj lufte ” .
Më poshtë ju ftoj te lexoni fjalën e plotë të Prefektit, Z. Shehaj.
Të nderuar përfaqësues dhe vullnetar të Kryqit të Kuq dega Fier, të nderuar gazetar dhe anëtar të komunitetit të medias, të nderuar nëpunës të institucionit te prefektit te qarkut Fier, që prej datës 24.02.2022, mbarë bota dhe ne si pjesë e saj jemi bërë dëshmitarë të një lufte agresioni të Rusisë ndaj Ukrainës të një sulmi që ka shënjestruar infrastrukturën jetike të popullit ukrainas, të një lufte që po vret jetë civilësh të pafajshme, të një lufte që nuk mëshiron as minorenët, një luftë që nuk toleron askënd dhe për asnjë arsye.
Kjo nuk është thjesht një luftë lokale mes fqinjësh, por një betejë mes dy botëve , mes dy qasjesh ndaj lirisë dhe demokracisë: atij properëndimor të Ukrainës dhe atij anti-NATO të Rusisë.
Rezistenca heroike e Ukrainës po mundëson jo vetëm ruajtjen e integritetit territorial të saj, por edhe të dinjitetit të komunitetit evropian dhe të vlerave të perëndimit.
Heroizmi i inxhinierit ukrainas të vetësakrifikuar për të hedhur urën në erë duke ndërprerë rrugëtimin pushtues, na provokon ndjenjën patriotik; videoja e vajzës minorene ukrainase tek i manifeston urrejtjen ushtarit pushtues rus na zgjon vlerësimin për zjarrin e krenarinë se tyre kombëtare; jetët e humbura të civilëve të pafajshëm, çerdhet, kopshtet, shkollat e shkatërruara, varganët e civilëve që braktisin atdheun e venë nën pushtetin e tankeve armike na stimulojnë ndjenjën e solidaritetit njerëzor.
Përditë e më shumë lufta mbrojtëse e Ukrainës po merr mbështetje të gjithanshme e të gjithëllojshme nga individ, personalitete të jetës publike, biznese, organizata, federata sportive, shtete apo blloqe politiko-ekonomike.
Sanksionet ekonomike, bllokimi i fluturimeve nga dhe drejt Rusisë, pezullimi i transfertave SËIFT, pranimi i refugjatëve ukrainas nga shtetet fqinje janë forma të mbështetjes së popullit ukrainas në përballje me agresionin rus .
Për t’ju bashkuar zërit të solidaritetit me Ukrainën, administrata e Prefektit të Qarkut Fier në emër të qytetarisë dhe vlerave të dinjitetit njerëzor i ofroi Kryqit të Kuq Shqiptare, dega Fier, gatishmërinë për të gjetur formën dhe mënyrën për të kontribuar, e cila na ofroi si mënyrën më të mirë dhe më shpejtë të aksesueshme kontributin monetar nëpërmjet llogarisë bankare të çelur nga ana e Kryqit të Kuq nën emërtimin “Për Ukrainën”.
Gjej rastin t’i drejtohem ndjenjës së fortë të solidaritetit që na karakterizon për të ftuar çdo subjekt , nëpunës ,institucion organizate apo qytetar të manifestoi mbështetjen e tij për popullin e Ukrainës që është duke luftuar jo vetëm për lirinë e tij po edhe për dinjitetin e Evropës së vlerave demokratike.
Në fund të takimit si shenjë sensibilizimi, nga punonjësit e administratës së Prefektit i ’u dhurua popullit Ukrainas një ndihmë në vlerë monetare .
Shuma e kontributit u depozitua ne llogarine bankare te Kryqit te kyq shqiptar dega Fier me pershkrimin ” Per Kryqin e Kuq Ukrainas “