Takim sensibilizues “Adresa ime−Aksesi im “
28/01/2022Takim sensibilizues i Task-Forcës Vendore të Qarkut Fier në lidhje me parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
24/02/2022Masa të shtuara në prag të festave të fundvitit
Me datë 22.12.2021 u zhvillua pranë Institucionit të Prefektit te Qarkut Fier një mbledhje me Drejtorite Rajonale dhe NJVQV-të e Qarkut. Qëllimi I këtij takimi ishte: Marrja e masave te shtuara sipas fushes dhe detyrave ligjore te cdo institucioni shteteror apo vendor, per te garantuar sigurine e qytetareve ne periudhen e festave te fundvitit, ku aktivitetet dhe levizjet e qytetareve jane me te shtuara” .
Ky takim u drejtua nga Prefekti z.Lefter Shehaj.
Qëllimi i takimit ishte marrja e masave të shtuara për të përballuar një aktivitet më intensiv të fundvitit.
Ne fjalën e tij , Prefekti nder te tjera theksoi:
Ne kete periudhe ka një trafik me të dëndur, një aktivitet me dinamik, si pasoje rritet mundësia të ndodhin ngjarje të paparashikuara siç jane kercenimi i sigurise se shendetit te qytetareve nga aksidentet rrugore, përdorimi i fishekzjarreve, shashkave dhe mjeteve të tjera të rrezikshme, etj. Në praninë e këtyre situatave, menduam të organizojmë këtë takim së bashku me ju.
Problematikat kryesore gjatë kësaj periudhe të fundvitit janë rreziqet lidhur me sigurinë fizike te qytetareve, sigurine rrugore, ushqimore, te ujit të pijshëm, siguria e shëndetit, abuzimi me pijet alkoolike ose ushqimi i pakontrolluar qe shitet në tregjet ambulante të paliçensuara, etj. Gjithashtu për shtresat në nevoje (vulnerabël)e rëndësishme është shpërndarja e ndihmës ekonomike, zyrat postare të jenë më aktive për shpërndarjen në kohë të kësaj ndihme, etj.
Drejtoritë duhet të mobilizohen për të përmbushur objektivat e caktuara në afatet e caktuara kohore.
Një tjetër aspekt në këtë periudhë është fluksi i shtuar i emigrantëve që kthehen në atdhe për festat e fundvitit. I gjithë efektivi i administratës të jetë në gatishmëri të plotë për ta menaxhuar këtë fluks të madh emigrantësh duke u krijuar kushte sa më komode mikpritjeje me qëllim që mos e ndjejnë vehten të huaj në atdheun e tyre.
Një tjetër problem në festat e këtij fundviti është tregëtia e artikujve të ndryshëm, kryesisht ushqimorë në ambjente të papërshtatshëm.
Therja e gjësë së gjallë në ambjente të pa autorizuara dhe jashtë standarteve higjenike të kërkuara.
Shpërndarja e energjisë elektrike dhe furnizimi me ujë pa ndërprerje sidomos për periudhën e festave duhet të garantohet nga subjektet që i ofrojnë këto shërbime( OSHE,UKF)
Një tjetër fenomen shqetësues në periudhën në prag të festave është ngritja e çmimeve të shportës të ushqimeve bazë për qytetarët. Ngritja e grupeve të kontrollit nga organet tatimore, në njësitë e shitjes përbën nje detyrim për parandalimin e këtij fenomeni.
Hedhja e fishekzjarreve dhe e lëndëve plasëse të pakontrolluara ka ardhur duke u zvogëluar,por ekziston akoma si problem shqetësues. Ruajtja dhe kontrolli nga dogana për mallrat e paligjshme dhe te fallsifikuara që hyjnë në treg, te cilat jo vetëm që dëmtojnë por prishin edhe ekuilibrin e konkurencës.
Trafiku i renduar në rrugë përbën shkak për aksidente, kjo për shkak të gjendjes së amortizuar të rrugëve por edhe nga pakujdesia e drejtuesve të automjeteve që shpesh qarkullojnë edhe në gjendje të dehur.
Të merren masa dhe të ndalohet tregëtia e shpendëve në trotuaret e qyteteve.
Problematikë serioze është pandemia e Covid-19 si pasojë e grumbullimit të njerëzve në ambjente të mbyllra për të festuar pa marrë masa higjeno-sanitare të domosdoshme.Vaksinimi i qytetarëve mbetet një tjetër prioritet për mbrojtjen e shëndetit publik nga pandemia. Zhurmat dhe ndotja akustike është nje tjeter problem shqetësues për qytetarët, policia bashkiake në bashkëpunim me policinë e shtetit të marrin masa për ndalimin e fenomenit.
Duhet nje vemendje e shtuar per emergjencat për shkak të rreshjeve të dendura dhe të vazhdueshme në qark,çka shkaktuan dëme në sera, në arat e mbjella si dhe në banorët e zonave të prekura me permbytje dhe evakuimet nga banesat e dëmtuara. Edhe pse dëmet ishin të vogla mbetet, në plan të parë gatishmëria e grupeve të emergjencës për kontrollin dhe sigurinë e hidrovorëve, kanaleve të kullimit, dhe të argjinaturave, kontrollin e grykëderdhjes së lumenjve, gjendjen e urave mbi Vjosë, etj.
Ngritja grupe pune për mbajtjen në nivele normale të çmimeve në treg nga: AKU, Drejtoria e Policisë, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, NJVQV, etj.
Ne takim morën pjese :
Nënprefekti Mallakastër,ARM, Fier,Vlorë,Gjirokastër,Dr. Raj.Tatimore, Fier,AKU, Fier
Drej.Raj.Doganave, Fier,OSHEE, Fier,Dr.Raj.Bordit te Kullimit, Fier
ISHSH, Fier,ADZM, Fier,Bashkia Lushnjë,Bashkia Patos,Bashkia Mallakastër,NJVKSH, Fier,NJVKSH, Lushnjë,NJVKSH, Mallakastër, tecilet shprehen shqetësimet, ndanë mendimet, dhe moren angazhimet sipas fushës se veprimtarisë se tyre.
Masa të shtuara në prag të festave të fundvitit, e permbledhur ne Powerpoint. Shkarko