Emërohet Prefekti i ri i qarkut Fier, Z. Arben Çuko.
08/11/2024Takim i Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Fier.
13/11/2024SHPALLJE PUBLIKE- SHOFER
SHPALLJE PUBLIKE
Institucioni I Prefektit të qarkut Fier, kërkon kandidate me aftësi te mira drejtimi dhe komunikimi për pozicionin e SHOFERIT.
Përgjegjësitë:
- Respekton Kodin Rrugor, ligjet dhe rregulloret ne fuqi si dhe rregulloret e brendshme,
- Siguron shërbime transport! te sigurta dhe ne kohe për stafin dhe nevojat e biznesit,
- Bashkëvepron me stafin dhe te ftuarit ne mënyrë profesionale dhe etike te larte ne pune,
- Siguron ndjekjen e procedurave te brendshme ne lidhje me lëvizjet e stafit, itinerarin dhe programin e caktuar duke informuar Përgjegjësin e Sektorit të Burimeve Njerëzore.
- Siguron regjistrimin e kilometrave ne Regjistrin e lëvizjeve te automjeteve,
- Ndjek dhe realizon mirëmbajtjen, kontrollet ditore dhe te rregullat teknike te automjetit,
- Siguron qe mjeti te jete i pajisur me te gjithë dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim,
- Sigurohet qe automjeti te mbahet i pastër, i rregullt dhe ne gjendje te mire pune ne çdo kohe.
Kualifikimet kryesore:
- Diplome e shkollës se mesme,
- Leje drejtimi minimalisht tipi B. Preferohet patente e tipit D1,
- Eksperience e mëparshme ne pozicione te ngjashme,
- Njohja e praktikave te kodit rrugor, shëndetit dhe sigurisë ne pune,
Kandidatet e interesuar janë te lutur te paraqiten pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Prefektit të qarkut Fier ose te dërgojnë me email CV-ne e tyre ne Prefekti.Fier@mb.gov.al