Takimi i parë i “Task -forcës ndërinstitucionale të sigurisë në shkolla “
04/09/2023Ceremonia e çeljes së vitit të ri akademik 2023-2024, e organizuar nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës ” Anastas Laska “.
11/09/2023Nënë Tereza, shqiptarja shenjtore që shkurtoi distancën midis njerëzimit dhe zotit.
Mes qindra mësimeve të lëna botës si trashëgimi nga Nënë Tereza , zgjodha të citoj atë që adreson marrëdhënien midis unit dhe tjetrit.
“Nëse i gjykoni njerëzit , nuk keni kohë ti doni “
5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës.
Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.
Nënë Tereza, por që në mbarë botën thirret “Nënë Tereza”, një grua me fytyrë të imët, të rrudhur, të plakur, pushtoi imagjinatën e botës me përkushtimin e saj ndaj të varfërve, veçanërisht në qytetin indian të Kalkutës, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuar”.
Nënë Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur të bamirësisë, dëshmitare e paharrueshme e dashurisë, që gjeti shprehjen e vet konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj vëllezërve e motrave më të varfër e më të braktisur të botës, pa dallim e pa përjashtim race, feje, kombësie apo përkatësie shoqërore.