Verifikimi në vend i akteve

Kompetencë tjetër e prefektit të qarkut është verifikimi në vend i ligjshmërisë së akteve bazuar në nenin 17 të ligjit Nr. 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”:

  1. Prefekti i qarkut verifikon ligjshmërinë e akteve me karakter normativ drejtpërdrejt dhe sistematikisht në organin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, kur nuk përcaktohet ndryshe në akte të tjera ligjore, jo më pak se një herë në 3 muaj.
  2. Në rast se gjatë verifikimit në vend të ligjshmërisë prefekti i qarkut konstaton akte, të cilat nuk janë depozituar tek ai, sipas procedurës së parashikuar në nenin 16, të këtij ligji, kërkon pavlefshmërinë e tyre në gjykatën kompetente për çështjet administrative.