Turizmi arkeologjik – kulturor 

Parku arkeologjik “Apolloni”        45.000 vizitorë​ në vit

(statistikë e vitit 2019)

  • Parku Arkeologjik i ApolloniseKatedralia e Shen Gjergjit
  • Kisha e Shen Kozmait
  • Pamje nga kodrat e Cakranit
  • Qyteti antik i Gurzezës
  • Laguna e Kerrnices ne Darzeze
  • Bregdeti i Darzezes dhe i Semanit
  • Manastiri i Shen Merise Hyjlindese (Parku Arkeologjik Apolloni)
  • Kisha katolike “Zoja e Paperlyeme”
  • Ujëvara e Hinkës 

Qyteti i Apolonisë është themeluar në shek. VI para Krishtit nga kolonë te ardhur nga Korkyra dhe Korinthi në tokat e Taulantëve Ilirë. Kronikat e lashta dëshmojnë se midis 30 qyteteve të të gjithë botës antike që morën emrin për nder të Perëndisë Apolon, më e madhja dhe më e rëndësishmja ishte Apolonia e Ilirisë, që dikur strehonte rreth 60 000 banorë. Një vizitë e plote e qytetit të Apolonisë do të kërkonte të paktën një gjysmë dite, per te pare me radhë te gjitha monumentet arkeologjike të ketij qyteti me jete e histori 1000 vjeçare. Shpërndarja e tyre në nje territor mjaft te gjere e bën të pamundur një itinerar të vetëm, prandaj shpjegimin po e bëjmë në bazë të tri itinerareve të ndryshëm.

Persa i perket qarkut Fier, ai permban edhe nje park tjeter arkeologjik, ate te Bylis.

Bylisi eshte nje nga qendrat me te rendesishme arkeologjike te Shqiperise, renditur per nga vlerat monumentale. Bylisi ka qene qyteti me i madh ilir ne Ilirine e Jugut, dhe ka nje pozite zoteruese mbi kodrat e Mallakastres dhe mbi luginen e Vjoses. Emri i tij permendet relativisht vone nga kronikat e kohes, ne fillim del ne trajten Bulis ne ngjarjet e viteve 49-48 p.Kr., kur ju dorezua Cezarit dhe sherbeu si baze per furnizimin e ushtrise se tij. Burimi me i hershem per Bylisin eshte gjeografi grek Pseudo-Skylaksi 380 p.Kr. i cili shkruante: – “Oriket banojne ne krahinen e Amantise, amantet qe shtrihen deri ketu jane ilire nga bylinet”, – duke lene te kuptohet se lidhja midis amanteve dhe bylineve shpreh nje bashkesi politike, nje koinon.​

Turizmi bregdetar 

Plazhe të virgjëra, det, duna, rërë, jod, pyje dhe diell.

Plazhi   Darzezë                             5000 – 6000 pushues ditor

Seman                                           4000 – 5000 pushues ditor

Pish – Poro                                    1500 – 2000 pushues ditor

(statistikë e vitit 2019)

Bashkia e Fierit ka një vijë bregdetare të admirueshme, rreth 30 km, e cila laget nga deti Adriatik. Ajo ka 3 plazhe, tërësisht të virgjëra, 2 nga të cilat të frekuentuara masivisht.
1.        Plazhi Darëzezë dhe Pishporo                 13,7 km
2.        Plazhi Seman                                           8.2 km
3.        Plazhi Ndërnënas                                    8 km
E gjithë vija bregdetare karakterizohet nga plazhe të virgjëra, me gjerësi 20-150 metër, të mbizotëruara nga rëra e imët dhe e pasur me jod, me vlera të larta kurative, të rrethuara nga kurora të dendur drurësh halorë. Janë plazhe të pasura duna, monumente natyre dhe forma të shumta gjeomonumentale si laguna, delle lumore, godulla, të cilat krijojnë spektakle natyrore fantastike dhe rrisin vlerat atraktive të këtyre plazheve
Falë cilësive të mësipërme, plazhet e Fierit, në veçanti ai i Darëzezës, Semanit dhe Pishporos, janë plazhe ideale, ku ndërthuren turizmi bregdetar, natyror, shëndetësor dhe i aventurës.
 

Plazhi i Darëzezës & Pishporos

Darëzeza është një prej katër plazheve të Bashkisë së Fierit, me një vijë bregdetare së bashku me Pishporon prej 13.7 km.  Është një plazh tërësisht i virgjër, i “zbuluar” vitet e fundit nga qytetarët fierakë, i rrallë për bukuritë e tij natyrore.

Me ujëra të ngrohta e kripë të pasur, me bregdet të gjerë ranor, rërë të imët dhe kurative, e pasur me jod, e rrethuar me një kurorë fantastike pyjesh me pisha, e mbushur gjithandej me duna, monumente natyre, Darëzeza është sot një nga perlat e pazbuluara të Adriatikut.

Hapësira e pafund ranore, kurora e pyllit me pisha që e rrethon, mungesa totale e ndotjes akustike nga lokalet e përkohshme, e bëjnë këtë plazh një vend pushimi ideal çlodhjeje midis detit dhe natyrës.

Lokalet provizore ofrojnë ushqime të stinës dhe ato tradicionale myzeqare, por edhe gatimet me peshk të freskët, të zënë nga peshkatarët e zonës. Falë investimeve në rrugët që të çojnë në këtë plazh, pastrimin e rërës, rritjen e sigurisë nëpërmjet ngritjes së kullave të vrojtimit, përmirësimin e shërbimeve nga stacionet e plazhit, këtë verë ky plazh ka njohur popullimin më të madh të tij. Vizitorë të tij janë pushuesit Fieri, Gramshi, Elbasani, Berati, Skrapari, Tepelena, Tirana, por edhe të huaj me rulota nga Franca, Gjermania, Anglia, Italia.

Darëzeza, vendi  ideal i sporteve ujore ekstreme dhe hipizmit

Falë veçorive të këtij plazhi, me erëra të forta bregdetare, ai është vendi ideal i sporteve ujore ekstreme, duke ia shtuar akoma më shumë vlerat turistike të tij. Në ujërat e plazhit të Darëzezës ushtrohen masivisht sporte si: kitesurfing, boardsurfing, ëindsurfing, etj, nga sportistë dhe të apasionuar nga qyteti i Fierit dhe vendi. Kohët e fundit Darëzeza është kthyer në vendin ideal edhe të kalorimit, ku zhvillohet aktivitete të karakterit kombëtar të hipizmit.

 
Plazhi i Pishporos
Është plazhi tjetër i Bashkisë së Fierit në vazhdim të atij të Darëzezës. Vija bregdetare që i përket Bashkisë së Fierit kufizohet nga pjesa veriore e grykëderdhjes së lumit Vjosë, i cili ndan zonën e Fierit me atë të Vlorës. Ka gjithë cilësitë e plazheve të Semanit dhe Darëzezës: me rërë të imët kurative dhe me jod, hapësirë pa fund bregdetare, me duna, plazh i qetë, pa ndotje akustike. Frekuentohet nga banorët e 7 fshatrave të zonës përreth: Qarr, Boçovë, Martin, Pishporo, etj, si dhe pushues nga zona e Cakranit dhe Patosi. Falë rikonstruksionit të rrugës që të çonë në këtë plazh, pastrimit të rërës, në këtë plazh është rritur ndjeshëm frekuentimi i tij në krahasim me vite të tjera.

 
Plazhi i Semanit
Është një nga plazhet më popullore të vijës bregdetare të Bashkisë së Fierit. Është i gjatë rreth 8.2 km dhe gjerësia e territorit varion 20 -150 m. Plazhi i Semanit karakerizohet nga rëra e imët, e cila pothuajse nuk gjendet në plazhet e vendeve fqinje, e pasur me shumë jod dhe me vlera të shumta kurative. Kjo e bën atë ndër më të lakmuarit. Shumë prej pushuesve vijnë këtu për shërimin e sëmundjeve reumatizmale, duke e bërë atë ndër plazhet më të spikatura në turizmin e shëndetit.
Edhe në këtë plazh gjejmë gjithandej duna, të krijuara nga grumbullimi i rërës, për shkak të erërave të forta bregdetare.
Edhe pse shumë i frekuentuar si plazh publik edhe para viteve ’90, plazhi i Semanit mbetet një plazh i virgjër, me ndërtime të thjeshta provizore, me dru ose kashtë, ku mungojnë totalisht ndërtimet e betonizuara.
Është i mrekullueshëm për hapësirën e pafund ranore, ideal për sportet ujore ekstreme, peshkimin dhe vozitjen me varka. Rrethohet nga një kurorë fantastike pylli me pisha, që përdoret nga pushuesit edhe si çadra natyrore.
Lokalet e këtij plazhi, janë të gjitha sezonale dhe u ofrojnë pushuesve gatimet e mrekullueshme tradicionale të Myzeqesë, duke përdorur prodhimet bujqësore të zonave përreth, si dhe peshkun e zënë nga peshkatarët e zonës në ujërat e detit të Semanit.
Pyjet e bregdetit të Semanit, një oaz i mrekullueshëm natyror, plotë aromë pishe, rrëshire dhe freskie

Edhe ky plazh rrethohet nga një kurorë e dendur pyjore, e cila përbën një nga bukuritë e rralla të natyrës në këtë plazh, ku mbizoterojnë pishat mesdhetare dhe kryesisht llojet halore. Pushuesit që vijnë në këtë plazh, pushojnë midis detit, rërës dhe pyllit me pisha, nën hijen e mrekullueshme natyrore të tij. Grumbujt pyjorë, ndërthurur me lagunat, e bëjnë plazhin e Semanit, një ndër më të bukurit e vijës bregdetare të Bashkisë së Fierit. Këtu aroma e rrëshirës me vlera kurative, hija e rëndë e haloreve, flladi dhe freskia e përhershme në pyll, krijojnë një vend ideal për një relaks mes natyrës dhe qetësisë absolute.

Plazhi i Ndërnënasit, Libofshë
është plazh tërësisht i virgjër, i pazbuluar për pushuesit shqiptarë. Ndodhet në njësinë administrative Libofshë dhe shtrihet në një gjatësi bregdetare prej 8 km. Është pjesë e detit Adriatik. Edhe ky plazh karakterziohet nga rërë e imët, e pasur me jod, me ujëra të pastra e të cekëta dhe frekuentohet vetëm nga banorët vendas. Ai ofron një larmi të madhe formash gjeomonumentesh si: delta lumore, laguna dhe plazhe të vegjël. Ndër më të njohurat në këtë zonë janë edhe pylli i Gogës, një masiv drurësh prej 10 ha dhe delli i lumit të Priftit, një prej shtrateve të braktisura të Lumit Seman. Natyra e virgjër, kaltërsia e ujërave, bimësia, rëra e bollshme, jodi dhe flladi i detit krijojnë mundësi të pashtershme turistike në të katër stinët e vitit në plazhin e Ndërnënasit.

Burimi , Bashkia Fier