Takim i KRAT dhe Tryezes Teknike Qarku Fier, 28 Mars 2022.

Takimi për rastet me gripin e shpendëve, datë 24.03.2022
24/03/2022
PARANDALIMI I HERSHËM – MËNYRA MË E MIRË PËR TË KONTROLLUAR RRISQET DHE MINIMIZUAR PASOJAT.
15/04/2022

Takim i KRAT dhe Tryezes Teknike Qarku Fier, 28 Mars 2022.

KRAT 28 Mars2022

Mbështetur në Ligjin Nr.107/2016 “Për Prefektin e Qarkut” neni 20 pika 1, Urdhërin Nr.6 datë 27.01.2017 “Për Krijimin e Komiteteve Rajonale të Luftës Kundër Trafikimit të Personave në çdo Qark të Kryeministrit si dhe Urdhërin Nr.3 datë 20.03.2017”Për ngritjen e Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave, të qarkut Fier”, të Prefektit të Qarkut Fier, në datën 28.03.2022 ditë e Hënë ora 10.00, në sallën e mbledhjeve në Institucionin e Prefektit Qarku Fier, u zhvillua takimi i Komitetit Rajonal Antitrafik (KRAT) Fier dhe Tryezës Teknike (TT) në funksion të tij, me axhendë;

 

  • Miratimi i Rregullores se KRAT Fier
  • Miratimi i Planit Rajonal të Veprimit KRAT, për Qarkun Fier për vitin 2022
  • Miratimin i kalendarit te veprimtarive për KRAT Fier, 2022.

Prefekti I Qarkut Fier Z. Lefter Shehaj për arsye angazhimi në një takim të paplanifikuar, në Ministrinë e Bujqësisë, ia delegoi kompetencën për drejtimin e takimit Z. Arben Velo. Në fillim u diskutua rreth problematikave të Luftës Kundër Trafikimit të Personave nga anëtarët e KRAT dhe TT-së, dhe më pas u kalua në miratimin e Rregullores dhe Planit të Veprimit të KRAT me anë të vendimeve përkatëse.

Në fund u miratua Kalendari i aktiviteteve të KRAT Fier , i cili do të pasurohet në vazhdimësi nga institucionet tona , sipas natyrës së institucionit, duke pasur gjithmonë parasysh masat anti COVID 19.

Dokumentacioni i mësipërm  i miratuar në datë 28.03.2022, shoqëruar dhe me urdhërat, raportet dhe aktivitetet e zhvilluara u dërgua sipas kërkesës së tij , te Koordinatori Kombëtar.