Në mbështetje të VKM Nr.236 datë 19.03.2020 ” Për marrjen e masave për ofrimin e asistencës në banesë ndaj shtresave në nevojë, në kushtet e epidemisë së shkaktuar nga COVID-19″, Prefekti i Qarkut Fier urdhëroi ngritjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Nivel Qarku ( Shtab Koordinues) për marrjen e masave për ofrimin e asistencës në banesë ndaj shtetasve në nevoje, në kushtet e epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.