Një marrëveshje e vullnetit të mirë, ideuar me mendje, nënshkruar me zemër.
Prefekti i Qarkut Fier Lefter Shehaj dhe Kryetarja e Këshillit Rajonal të Kharkovit Ukrainë znj. Tetiana Yehorova-Lutsenko kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre në emër të rajoneve që përfaqësojnë.
Kjo është hera e parë që nënshkruhet një marrëveshje e tillë nga institucioni i Prefekti Fier në këtë nivel .
Në thelb të saj qëndron bashkëpunimi në fushën e ekonomisë , arsimit , kulturës teknologjisë së informacionit, turizmit etj.
Kryetarja e Këshillit Rajonal të Kharkivit, Znj. Tetiana Yehorova-Lutsenko tha se me këtë marrëveshje i hapet rrugë perspektivës së mardhënieve mes rajonit Fier dhe rajonit të Kharkivit pas përfundimit të luftës.
“Ne po çlirojmë territorin nga pushtuesit rusë- pohoi ajo, ndërsa e kemi të qartë perspektiven tonë evropiane .
Ajo theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi. “Është një diçka shumë serioze kjo marrëveshje që nënshkruam sot . Nuk është thjeshtë një angazhim midis shteteve por edhe mes qyteteve dhe qytetarëve ajo çfarë e bënë më të rëndësishme këtë marrëveshjeje.
Ne të gjithë e dimë, si struktura shtetërore se çfarë duan bizneset dhe se si do të veprojmë në vijim .
Detyra jonë është të bashkojmë gjithë energjitë dhe mundësitë që të gjithë ata persona që jetojnë në rajonet tona të përfitojnë në maksimum nga shkëmbimet tregtare mes bizneseve nga të dyja anët.
Pas nënshkrimit delegacioni vizitoi një biznes të prodhimit të vajit dhe produkteve të tjera ushqimore në qytetin Fier. Subjekti ka një historik të gjatë marrëdhëniesh bashkëpunimi me rajonin e Kharkivit Ukrainë. Delegacioni u prit në ambientet e biznesit nga Administratori i tij z. Bajram Dine i cili në fjalën e tij ndër të tjera tha –
“ Ju sot ndodheni në një nga bizneset e qytetit Fier që ka një marrëdhënie afatgjatë bashkëpunimi me krahinën e Kharkivit , Ukrainë . Edhe para luftës ne ishim duke punuar me subjekte furnitore nga qyteti i Kharkivit . Qëkurse ka filluar lufta në Ukrainë, dërgesat e vajit nga Kharkivi janë bërë të pamundura çfarë ka bërë që prej një jave ne të mos kemi produkte për shitje .
Kryetarja e Këshillit Rajonal të Kharkivit znj. Tetiana Yehorova-Lutsenko tha se me këtë marrëveshje i hapet rrugë perspektivës së marrëdhënieve mes rajonit Fier dhe Kharkivit pas përfundimit të luftës. “Ne po çlirojmë territorin nga pushtuesit rusë- pohoi ajo ,ndërsa e kemi të qartë perspektivën tonë evropiane”
Duam të falënderojmë qeverinë shqiptare. Duam të falënderojmë shqiptarët pasi jemi në dijeni që gjatë kësaj kohe ka shumë shtetas ukrainas që kanë ardhur dhe jetojnë në Shqipëri. Për ne është e rëndësishme që Shqipëria na ka dalë në krahë në këtë luftë mbrojtëse në emër të lirisë dhe vlerave më të mira të perëndimit ”
Më pas axhenda vijoi me një vizitë në parkun arkeologjik të Apolonisë. Gjatë kësaj vizite anëtarët e delegacionit ukrainas u njohën me shumë artefakte që hedhin dritë mbi një qytetërim mijëravjeçar shumë të zhvilluar nga pikëpamja ekonomike , kulturore , administrative dhe e infrastrukturës .
Gjatë ceremonisë merrnin pjesë Drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme e Politikave për Çështjet Vendore dhe Prefekturat në Ministri të Brendshme Alma Bime, kryetarët e Bashkive të qarkut Fier, Kryetarja e Këshillit të qarkut si dhe Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë z. Omarov Shahin, Konsulli i Nderit i Ukrainës në Republikën e Shqipërisë Z. Bledi Barjaktari.