Parë në këtë optikë dhe nën këtë peshë përgjegjësie, AdZM Fier është e angazhuar për të adresuar njëherësh aktivitetin e konservimit të vlerave natyrore, aktivitetin regjenerues të natyrës dhe biodiversitetit si dhe atë të nxitjes së zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, pa hequr dorë për asnjë moment nga aktiviteti po kaq i rëndësishëm e edukimit mjedisor .