LEGALIZIMI I DOKUMENTAVE
01/10/2019

KONSTITUIME

KONSTITUIMET NE QARKUN FIER

Prefekti i Qarkut Fier ka përmbushur detyrimet e tij ligjore në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe akteve nënligjore në fuqi në zgjedhjet vendore të mbajtura në datën 30.06.2019. Aktualisht në gjashtë bashkitë e Qarkut Fier ka përfunduar proçesi i konstituimit të këshillave vendore. Janë miratuar   kryetarët e këshillave bashkiak, përfaqësuesit e këshillave bashkiak në këshillin e qarkut  si dhe  është  zhvilluar ceremonia e marrjes së detyrës për kryetarët e bashkive respektive. Në Bashkinë Fier është mandatuar për një mandat të ri  në krye të bashkisë Z.Armando Subashi. Kryetar i këshillit bashkiak është zgjedhur Z.Vangjel Ndreka. Në krye të  Bashkisë Patos është mandatuar Znj.Rajmonda Balilaj. Kryetar i këshillit bashkiak Patos është zgjedhur Z.Ilir Kripa. Në Bashkinë Roskovec në krye të bashkisë është mandatuar Znj.Majlinda Bufi. Kryetari i këshillit bashkiak është zgjedhur Z.Kadri Hyska. Në Bashkinë Mallakastër është mandatuar si Kryetar Bashkie Z.Qerim Ismailaj. Kryetar i këshillit bashkiak është zgjedhur Znj.Mbarime Isufaj. Në Bashkinë Lushnje është mandatuar si kryetar bashkie Z.Fatos Tushe. Kryetar i Këshillit bashkiak është zgjedhur Z. Ferdinant Gjermeni. Në Bashkinë Divjakë është mandatuar në krye të Bashkisë Z.Fredi Kokoneshi. Kryetar i Këshillit Bashkiak Divjakë është rizgjedhur Znj. Ana Nako.