Deget Territoriale

Marrdheniet e Prefektit te Qarkut me Deget Territoriale

  1. Për kryerjen e funksioneve në marrëdhënie me degët territoriale që veprojnë në qark, prefekti i qarkut ushtron përgjegjësitë e mëposhtme, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe me ligj: a) kontrollon dhe kërkon marrjen e masave për zbatimin e programit të qeverisë, për ushtrimin e funksioneve dhe plotësimin e detyrave të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë e degës përkatëse; b) kërkon hartimin e planeve të zhvillimit dhe të projektbuxhetit vjetor, sipas procedurave të përcaktuara me ligj dhe u paraqet mendimet e tij ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore; c) ndjek kërkesat dhe ankesat e shtetasve deri në zgjidhjen e tyre; ç) kërkon të dhëna dhe informacione nga dega territoriale që vepron në qark, me përjashtim të rasteve kur ndalohet me ligj ose me akte nënligjore, për shkak të klasifikimit të informacionit të kërkuar. Degët territoriale që veprojnë në qark informojnë prefektin e qarkut për çështje, për të cilat kërkohet informacion; d)harton çdo fund viti raportin mbi bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimtarisë me degët territoriale që veprojnë në qark, dhe ua paraqet ministrive përgjegjëse dhe Kryeministrit.
  2. Degët territoriale që veprojnë në qark dërgojnë kopje të planit të zhvillimit, të projektbuxhetit, të strukturës dhe të organikës te prefekti i qarkut.

Lista e degeve territoriale dhe pikat e kontaktit te tyre

Nr

Dega Territoriale

Pike Kontakti Email

Email

Telefon

1

     

2

     

3

     

4

     

5

     

6

     

7

     

8