logo-redlogo-redlogo-redlogo-red
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Lefter Shehaj – Jetëshkrimi
    • Misioni i Prefektit të Qarkut
    • Historiku
    • Organigrama
    • Organika
    • Përshkrimi i detyrave
  • Legjislacioni
  • Verifikimi i Akteve
    • Verifikimi i Ligjshmërisë së Akteve
    • Verifikimi në Vend i Akteve
    • Vendimet e Bashkive
  • Deget Territoriale
  • Emergjencat
  • Transparenca
  • Veprimtari
    • Veprimtari të Institucionit
    • Emergjencat Civile
    • Veprimtari të Tjera
    • Turizmi
    • Aktivitete
    • Deshmorë të Atdheut
  • KRAT
  • Kontakto
  • Home
  • Shpallje Publike
  • Buletini Mujor
            No results See all results
            ✕
                      No results See all results
                      Analiza  vjetore e punës e ZVAP Roskovec.
                      03/02/2023
                      DËSHMORËT NUK JANË NJË STATISTIKË HISTORIKE POR ÇMIMI I LIRISË SË NJË KOMBI.
                      05/02/2023

                      Analiza vjetore e punës e ZVAP Fier.

                      ARSIMI CILËSOR DHE I ORIENTUAR DREJT NUK ËSHTË PRETENDIM LUKSI POR ZGJIDHJA PËR TË SHKURTUAR DISTANCËN SHQIPËRI-BE.

                      Prefekti i Qarkut Fier Z. Lefter Shehaj ishte së bashku me Kryetaren e Këshillit të Qarkut Fier znj. Evis Sema, Nëndrejtorin e DVP Fier z. Besnik Kongjonaj , Drejtoreshën e DRAP Fier znj. Flutura Meçaj dhe në mesin e drejtuesve të shkollave publike e jopublike , mësuesve , përfaqësuesve të bordit të prindërve e të ftuarve të tjerë, për të ndjekur analizën vjetore të punës së ZVAP Fier për vitin shkollor 2021-2022 .

                      Analiza ishte një skanim i objektivave të ZVAP, dhe një matje e performancës së të gjitha shkollave gjatë vitit shkollor dhe gjatë provimeve përkatëse për çdo nivel arsimor VANAF , PKAB , Maturë Shtetërore , si dhe për rezultatet në olimpiadat kombëtare .

                      Ashtu sikurse vlerësoheshin arritjet domethënëse apo të moderuara në raport me një vit më parë, në analizë evidentoheshin edhe treguesit nën nivelin e pritjeve, duke sugjeruar dhe drejtimet e punës për përmirësimin e treguesve në të ardhmen, duke i kthyer ato në axhenda pune në vijim.

                      Z. Shehaj në emër të Institucionit të Prefektit të Qarkut Fier dorëzoi tre certifikata të akorduar nga Drejtoresha e ZVAP Fier Znj. Zamira Gjika për mësuesit e shkollës jopublike “Flatrat e Dijes” për rezultatet e arritura në olimpiadat kombëtare .

                      Faleminderit ” Flatrat e Dijes ” dhe gjithë shkollave publike dhe jopublike që na bëjnë me nder për rezultatet e tyre në olimpiada.

                      Duke falënderuar drejtimin e ZVAP Fier , drejtuesit e shkollave dhe çdo mësues për rezultatet më të mira të arritura në vitin 2022 në raport me 2021, Z. Shehaj  kërkoi një angazhim më të fortë dhe përkushtim më të madh për të qenë në nivelin e pretendimeve të një vendi evropian .

                      Kërkoi që çdo mësues të ngrihet në nivelin e pritjeve të shoqërisë e të kuptoj se është i thirrur nga shoqëria jo thjesht për të ushtruar një profesion por të përmbushur një mision , atë të përgatitjes së një brezi të aftë të përball sfidat që na imponon e ardhmja .

                      • 1
                      • 2
                      • 3
                      • 4
                      • 5
                      • 6
                      • 7
                      • 8

                      Postime të ngjashme

                      28/03/2023

                      Takim i Komitetit Rajonal dhe Tryezës Teknike të Luftës Kundër Trafikimit të Personave .


                      Lexo më shumë
                      BASHKIA
                      FIER
                      BASHKIA
                      LUSHNJE
                      BASHKIA
                      MALLAKASTER
                      BASHKIA
                      PATOS
                      BASHKIA
                      DIVJAKË
                      BASHKIA
                      ROSKOVEC
                      MINISTRIA E
                      BRENDSHME
                      MINISTRIA E
                      MBROJTJES
                      KRYEMINISTRIA
                      AVOKATI I
                      POPULLIT
                      PRESIDENTI
                      DAP
                      © 2018 Prefekti i Qarkut Fier. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.