Lefter Shehaj – Jetëshkrimi

         Lefter Shehaj

Z. Lefter Shehaj ka lindur më 25 Prill 1970 , është i martuar , me tre fëmije .

Ai ka kryer studimet e larta në Universitetin Bujqësor, Tiranë. Diplomohet në Fakultetin e Ekonomisë, me titullin Ekonomist Agrar.
Z.Shehaj rikthehet në administratën shtetërore pas një periudhe 15 vjeçare të ushtrimit të
aktivitetit si profesionist i lirë me titujt , Kontabilist i Miratuar dhe Auditues Ligjor .

Gjatë periudhës 31.05.2019 deri në datën emërimit në detyrën e Prefektit ka ushtruar profesionin e
lirë si Auditues Ligjor .

Në harkun kohor 2011 deri më 2019 ka ushtruar aktivitetin si profesionist i lirë, mbajtës i titullit
Kontabilist i Miratuar .
Për periudhën 2006 deri më 2011 , ka kryer detyrën e shefit të financës në kompani private .
Z.Shehaj ka patur një eksperiencë relativisht të gjatë edhe në administratën shtetërore , ne kuadër
të strukturave të Drejtorisë Përgjithshme Tatimeve.

Ai ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Degës së Tatimeve Mallakastër në periudhën (1999-2005) ndërsa më herët ka kryer detyrën e inspektorit tatimor pranë kësaj dege për periudhat ( 1992 -1996 ) dhe (1997-1999)
Në periudhën 1996-1997 ka kryer detyrën e shefit të sektorit të financës në Bashkinë Ballsh.

Gjithashtu ka kryer trajnime me tematika të ndryshme  në kuadër të kualifikimit të vazhdueshëm personal dhe profesional.