Baki Bala – Jetëshkrimi

Z. Baki Bala lindi më 28 Qershor 1956, në qytetin e Gjirokastrës. Ai banon në Tiranë dhe është i martuar me znj.Valentina Bala (Daci), me të cilën ka tre vajza (Eriselda, Edlira dhe Ardita).

Ai ka përfunduar Shkollën Politikenike Ushtarake Skënderbej, në degën e radios dhe është diplomuar në Akademinë Ushtarake, në fakultetin e specialiteteve, në degën “Ndërlidhje” dhe mban gradën “Doktor i Shkencave”.
Studimet e tij pasuniversitare janë: Kurs dy vjeçar në Akademinë e Mbrojtjes (2000-2002), International Defense Resources Management Course në Navy Post Graduation School – Monterey, California, USA (2006), Studime në Kolegjin Rajonal të Mbrojtjes “Regional Security and Defense Studies” Tiranë (2007), Trajnim për menaxhimin e krizave të zhvilluar nga UK Cabinet Office Emergency Planning College (2017).
Gjithashtu, ka kryer kursin e oficerit të shtabit në Akademinë e Luftës, Stamboll, Turqi (1996), Kursin për sistemet e ndërlidhjes dhe të informacionit të Shkollës së NATO-s, Latina, Itali (1999 dhe 2005); kursin për Sistemin e Planifikimit, Programimit dhe Buxhetimit, zhvilluar nga Instituti i analizës së mbrojtjes USA (2000), Kurs “Principal of Defense Acquisition”, të zhvilluar në Tiranë nga Navy Post Graduation School – Monterey, California, USA (2008), etj.

Z. Baki, gjatë 25 viteve të fundit të karrierës së tij në Forcat e Armatosura dhe në Ministrinë e Mbrojtjes ka mbajtur gradën ushtarake Kolonel dhe ka shërbyer në detyrat e Komandantit të Brigadës së Ndërlidhjes (1993-1995), Drejtor i Drejtorisë së Ndërlidhjes (1996-2000), Drejtor i Drejtorisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe të Informacionit (2002-2006), Shef i Shtabit të Forcës së Bashkuar 2006-2008) dhe Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Projekteve të Modernizimit të Forcave të Armatosura (2008-2014). Pas përfundimit të karrierës, ka punua në sektorin e menaxhimit të projekteve për Globe Group deri në vitin 2017.
Nga data 1 Nëntor 2017 e në vijim është emëruar nga Këshilli i Ministrave në detyrën e Prefektit të Qarkut Fier.
Ai ka disa botime si: libri “Këndvështrim mbi Institucionin e Prefektit” ISBN 978-9928-4535-0-1; Komandim-Drejtimi dhe Sistemet e Ndërlidhjes dhe të Informacionit, Botuar në Revistën Mbrojtja Nr. 2/2002; Sistemi i Informacionit gjeografik dhe Sistemet e ndërlidhjes dhe të informacionit (botim i sesionit shkencor organizuar nga Instituti i Gjeografisë Ushtarake (2004); “Joint Forces Command, a new leading concept of the Armed Forces (en)”, botuar në revistën “Albanian Armed Forces Magazine-MoD publication, no.1 September 2007/34, Tirana; bashkë-autor në: “The new dimension in the National Information Security Strategy (en)” botuar në Albanian Armed Forces Magazine-MoD 22/no. 3 March 2008, Tiranë; “Modernizimi si proçes dhe ndikimi në forcën profesioniste”, botuar në Revistën Mbrojtja 2009; “Ish-ushtarakët në detyrën e Prefektit, një klimë e re e drejtimi shtetëror”, botuar në Albanian Free Press.

Ai zotëron shumë mirë gjuhën angleze.