LEGALIZIMI I DOKUMENTAVE

KONSTITUIME
04/09/2019
MBI VEPRIMTARINË E KVVTP
23/01/2020

LEGALIZIMI I DOKUMENTAVE

Vërtetimi (legalizimi) i dokumenteve, të cilat përdoren për jashtë vendit, që  bëhen nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Fier, do të kryhet  vetëm  nëpërmjet shërbimit të postës.

Cdo shtetas, i cili ka nevojë për të legalizuar dokumentet, i drejtohet zyrës më të afërt postare. Afati i legalizimit të dokumentit dhe dërgimit të tij pranë postës Suaj do të bëhet, si më poshtë:

  • Për shtetasit e Bashkisë Fier – Brenda 24 orëve.
  • Për shtetasit e Bashkisë Patos – Brenda 24 orëve.
  • Për shtetasit e Bashkisë Roskovec – Brenda 24 orëve.
  • Për shtetasit e Bashkisë Lushnje – Brenda 48 orëve.
  • Për shtetasit e Bashkisë Mallakastër – Brenda 48 orëve.
  • Për shtetasit e Bashkisë Divjakë – Brenda 48 orëve.

Qytetari nuk është më e domosdoshme të udhëtojë dhe të pres radhën pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut. Ky projekt i Institucionit të Prefektit të Qarkut Fier është në zbatim të Programit të Qeverisë “Rama 2” dhe synon përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarit.

Dokumentet që paraqiten për vërtetim pranë Institucionit të  Prefektit të Qarkut Fier për tu përdorur per jashte shtetit janë :

Dokumentet e lëshuara nga shërbimi i gjëndjes civile .

Bazuar në ligjin  Nr.1029, datë 11.5.2009 “ Për Gjendjen Civile “ i ndryshuar dokumentet bazë që mban shërbimi i gjëndjes civile dhe për të cilat lëshon dokumente janë :

  1. Dokumentet bazë, që mban shërbimi i gjendjes civile dhe per te cilat lëshon kopje  sipas kërkesës së shtetasve  janë:

a) akti i lindjes

b) akti i martesës

c) akti i vdekjes;

ç) regjistrat themeltarë;

d) Regjistri Kombëtar;

dh) proçesverbali/proçesverbalet për ndryshim emri, mbiemri;

e) proçesverbali/proçesverbalet për bashkim dhe veçim familjar.

 

  1. Dokumentet bazë, që lëshon zyra e gjendjes civile, janë:

a) çertifikata e lindjes;

b) çertifikata martesore;

c) çertifikata e familjare;

ç) çertifikata e vdekjes.

Dokumentet e lëshuara sipas pikës 1 dhe 2  të  Kreut I të këtij Aneksi duhet të jenë të nënshkruara nga nëpunësi i gjendjes civile dhe të vulosura me vulën e zyrës së gjëndjes civile përkatëse.

 

Vërtetime dhe dokumenta të lëshuara nga Njesite e Vetëqeverisjes Vendore : 

Për  Këshillin e Qarkut Fier    Të nënshkruara nga Kryetari i Këshillit të Qarkut

Për  Bashkinë Fier                    Të nënshkruara nga Kryetari i Bashkisë

Të nënshkruara nga personi i autorizuar

Të nënshkruara nga Kryetarët e Njësive Administrative

Për  Bashkinë Patos                Të nënshkruara nga Kryetari i Bashkisë

Për  Bashkinë Roskovec        Të nënshkruara nga Kryetari i Bashkisë

Për  Bashkinë Mallakastër    Të nënshkruara nga Kryetari i Bashkisë

Për  Bashkinë Lushnje           Të nënshkruara nga Kryetari i Bashkisë

Për  Bashkinë Divjakë            Të nënshkruara nga Kryetari i Bashkisë