Funksione të Deleguara

 

ZYRA E ARKIVIT E GJENDJES CIVILE

Neni 67 Detyrat e zyrave të arkivit të gjendjes civile pranë prefektit të qarkut (ndryshuar pika “b” me ligjin nr. 134/2016, datë 22.12.2016) Zyrat e arkivit të gjendjes civile pranë prefektit të qarkut kanë këto detyra:

  1. zbatojnë metodikat e hartuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile;
  2. administrojnë arkivin e regjistrave dhe të akteve të gjendjes civile, nivel qendër qarku;
  3. lëshojnë certifikata të shërbimit të gjendjes civile, për dokumentet që administron vetë zyra, me kërkesë të personit të interesuar ose të zyrës së gjendjes civile në bashki /komunë;
  4. u japin të dhëna institucioneve shtetërore dhe personave juridikë privatë, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
  5. pranojnë dhe shpërndajnë në zyrat e gjendjes civile në bashki/komuna njoftimet, që vijnë nga institucionet e tjera shtetërore dhe anasjelltas;
  6. kontrollojnë veprimtarinë e zyrave të gjendjes civile në bashki/komuna dhe u propozojnë organeve përkatëse marrjen e masave të nevojshme;
  7. raportojnë para prefektit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile për veprimtarinë e degës së qarkut dhe të zyrave të gjendjes civile në bashki/komuna.

Baza Ligjore
Ligji Nr. 10129 date 11.05.2009 “Për gjendjen civile”, me ndryshime